Njëra ndër vlerat tona më të mëdha janë punonjësit e ndërmarrjes, të djemve dhe vajzave tona ku me aktivitetet e tyre kan bërë dhe bëjnë të mundur që ndërmarrja të mbajë pozicionin strategjik në treg. Në kuadër të rekrutëve kemi punonjës të arsimuar mirë si inxhinjer, ekonomist të shquar, njerëz të shkencës dhe mjeshtër me traditë që në masë të madhe ndikojnë në vleren e përgjithshme të ndërmarrjes tonë.
Puna jonë varet shumë nga profesionalizimi dhe mjeshtëria në prodhim në mënyrë që produktet finale të kenë kualitetin dhe dukjen e përsosur. Në këtë rast, rëndësi të veçantë i kushtohet rekrutimit dhe avancimit të kuadrove brenda ndërrmarrjes në mënyrë të vazhdueshme.